Përmbytje të mëdha në Kosovë, situatë kritike nga shirat dhe dëbora në vendet e Ballkanit

Përmbytje të mëdha në Kosovë, situatë kritike nga shirat dhe dëbora në vendet e Ballkanit

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në të gjithë territorin e Kosovës. Fushë-Kosova, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skënderaji dhe Gjakova janë komunat më të prekura, ndërsa Malisheva dhe Juniku kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Uji ka depërtuar në shtëpi dhe biznese, ndërsa disa segmente rrugore janë bërë të pakalueshme. Disa familje janë evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe energjia elektrike është ndërprerë në zonat e prekura. Ministria e Arsimit ka njoftuar se fillimi i procesit mësimor shtyhet deri më 12 janar për shkak të kushteve të motit. Shiu dhe bora kanë vazhduar po ashtu të shkaktojnë kaos në Ballkan: në Serbi, disa komuna perëndimore vendosën masa të jashtëzakonshme për shkak të motit të keq, ndërsa erërat e forta dhe deti i...