Përmbytje në Hawaii, mijëra banorë evakuohen për shkak të rrezikut nga shembja e digës

Përmbytje në Hawaii, mijëra banorë evakuohen për shkak të rrezikut nga shembja e digës

Pas dy stuhive të fuqishme që goditën Hawaiin gjatë javës së kaluar, autoritetet po paralajmërojnë se një nga digat më të mëdha në ishullin Oahu është në rrezik shembjeje të menjëhershme. Uji po kalonte mbi pjesën e sipërme të digës Wahiawa të enjten në mëngjes sipas orës lokale. Autoritetet lëshuan njoftime për evakuim për dy qytete, Waialua dhe Haleiwa, të cilat tashmë po përballeshin me përmbytje lokale, por mund të përmbyten edhe më shumë nëse diga shembet. “Janë pak më shumë se 4,000 persona që ndodhen brenda zonës së evakuimit të digës,” tha Molly Pierce, zëdhënëse e Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave në Oahu. Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, u bëri thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve të emergjencës. “Nëse ndodheni në këto zona,...