Përleshje të dhunshme në Torino gjatë protestës pro-Askatasuna, mbi 100 forca policie të plagosur dhe disa të arrestuar
Të paktën dy persona u arrestuan dhe u dërguan në burg ditën e djeshme në Torino, pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen gjatë një demonstratë pro-Askatasuna. Ndërkohë, rreth dhjetë persona të tjerë u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje nga autoritetet, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa. Sipas raportimeve zyrtare, mbi 100 forca të rendit mbetën të plagosura gjatë përplasjeve. Mes tyre janë 96 efektivë policie, shtatë ushtarë të Guardia di Finanza dhe pesë karabinierë. Një nga të arrestuarit raportohet të jetë një i ri banues në kryeqytetin e Piemontes. Ngjarjet janë cilësuar nga mediat italiane si “luftë guerile urbane”, ndërsa reagimet politike kanë qenë të ashpra. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Matteo Piantedosi....
Burimi:
top-channel.tv