Perla tropikale e Australisë në duart e amerikanëve, Blackstone blen Ishullin Hamilton për 1.2 miliardë dollarë

Perla tropikale e Australisë në duart e amerikanëve, Blackstone blen Ishullin Hamilton për 1.2 miliardë dollarë

Bota E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 21:26 Ishulli Hamilton, një nga destinacionet më të njohura turistike në Koralet e Mëdha të Australisë, i është shitur fondit amerikan të investimeve Blackstone për shumën prej 1.2 miliardë dollarësh. Marrëveshja u arrit me familjen Otley, pronare e resortit prej më shumë se dy dekadash, dhe mbetet në pritje të miratimit nga autoritetet rregullatore. Blackstone, me seli në Nju Jork dhe pronare e zinxhirit të kazinove dhe hoteleve Crown Resorts, konfirmoi se synon të investojë në zhvillimin afatgjatë të ishullit, duke mbështetur bizneset lokale dhe komunitetin përreth. Kompania zotëron tashmë hotele dhe resorte luksoze në Japoni, Indi, Maldive, Sri Lanka dhe Shtetet e Bashkuara. Familja Otley e cilësoi Ishullin Hamilton si një simbol kombëtar të turizmit australian, duke theksuar...