Përkoi me ditëlindjen e presidentit amerikan, Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump

Përkoi me ditëlindjen e presidentit amerikan, Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump

Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës “për të marrë parasysh axhendën e Donald Trump “, tha një zyrtar i lartë amerikan për AFP-në të hënën. Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për në 15-17 qershor. Presidenti amerikan po organizon një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të. “Si udhëheqës i botës së lirë, partnerët tanë e konsideruan të nevojshme që Presidenti Trump të merrte pjesë në samitin e G7. Ata me mirësjellje ndryshuan datat për t’iu përshtatur axhendës së presidentit amerikan”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. “Data e samitit është rezultat i...