“Përgatituni për turbulenca”/ BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet
Konflikti në Lindjen e Mesme ka goditur fort aviacionin global. Fillimisht, fluturimet u ndaluan në hapësirat ajrore më të ngarkuara të botës, duke lënë avionët në tokë dhe mijëra pasagjerë të bllokuar. Goditja e radhës ishte ajo ndaj furnizimit me karburant, që u prek ndjeshëm nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit nga Irani, çka solli rritje të çmimeve dhe detyroi disa linja ajrore të reduktojnë fluturimet. Për momentin situata është stabilizuar pjesërisht, thotë BBC. Emirates, Etihad dhe Qatar Airways po operojnë me fluturime të rregullta, por oraret mbeten të kufizuara dhe të ndjeshme ndaj ndërprerjeve. Analistët e kompanisë se të dhënave te aviacionit, Cirium, raportojnë se mbi 30,000 fluturime në Lindjen e Mesme janë anuluar që nga fillimi i konfliktit. Pjesa më e madhe e...
Burimi:
top-channel.tv