Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë, KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare

Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë, KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare

FOTO ILUSTRUESE KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje e ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë. Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë. Përgjatë procesit, votat për disa kandidatë ndryshuan me raste deri në 6 mijë për një individ ndërsa ato për partitë nuk u cenuan. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet. KQZ-ja ka paralajmëruar se do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në paraditen e 31 janarit. Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë procesi më i komprometuar zgjedhor në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe...