Përfundon paqja 7 ditore, Rusia rifillon sulmet në Ukrainë, godet disa qytete

Përfundon paqja 7 ditore, Rusia rifillon sulmet në Ukrainë, godet disa qytete

Rusia ka rifilluar sulmet ajrore gjatë natës ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës, duke goditur kryeqytetin Kiev me raketa balistike dhe dronë, vetëm pak orë pas përfundimit të një pauze të përkohshme të dakordësuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump. Autoritetet lokale në Kiev raportuan shpërthime të fuqishme në orët e para të së martës. Sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit, Tymur Tkachenko, disa ndërtesa shumëkatëshe banimi dhe një kopsht fëmijësh janë dëmtuar nga sulmet. CNN raporton se shpërthime të forta janë dëgjuar në kryeqytet, ndërsa banorët janë detyruar të strehohen në stacionet e metrosë, me temperaturat që kanë rënë deri në –20 gradë Celsius. Sulme me raketa balistike janë raportuar edhe në qytetin Dnipro, në lindje të vendit, ndërsa Kharkivi,...