Përfundon mbrojtja e Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë, kërkojnë pafajësinë: Asnjë provë fajësie, grumbull thashethemesh!
rodney dixon-Geoffrey Roberts-Aidan Ellis HAGË- Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së po mbahet në Hagë, në një prej seancave më të rëndësishme, pasi secili prej tyre do të ketë në dispozicion nga 20 minuta për t’iu drejtuar gjykatës me deklaratat përmbyllëse. Mbrojtja e Kadri Veselit është shprehur se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe thashetheme. Avokati Rodney Dixon tha se Kadri Veseli nuk mund të shpallet fajtor në bazë të provave që nuk janë testuar apo në bazë të thashethemeve. Për ta vërtetuar këtë, ai mori një video të publikuar nga Prokuroria ku një dëshmitar tha se kishte dëgjuar nga dikush se Veseli ishte përfshirë në krime. "Ky është thashethem i pastër. Ky klip është i pavlerë", u shpreh avokati. "Mbrojtja mbështetet në të drejtat më themelore që...
Burimi:
zeri.ai