Përdorin truket e vjetra, ja si hakerët e kriptomonedhave vodhën 700 milionë dollarë nga investitorët
Krimi në botën e kriptovalutave ka arritur nivele rekord, me humbje që kapin qindra milionë dollarë, shpesh duke përdorur metoda të njohura dhe të vjetruara. Sipas firmave të analizës së ‘blockchain-it’, vetëm gjatë vitit 2025, individët humbën rreth 713 milionë dollarë përmes hakerimeve, mashtrimeve dhe detyrimeve të dhunshme. Helen dhe bashkëshorti i saj, Richard, nga Britania e Madhe, humbën rreth 315,000 dollarë kur hakerët depërtuan në llogarinë e tyre ‘cloud’ ku ruheshin çelësat për portofolin e tyre ‘Cardano’. Pavarësisht se mund të shihnin paratë e tyre në ‘blockchain’, ata nuk mund të bënin asgjë për t’i rikuperuar. Një studim i Financial Conduct Authority (FCA) në gusht 2024 tregoi se rreth 12% e të rriturve britanikë zotëronin kriptovaluta, ndërsa globalisht janë rreth 560 milionë investitorë kripto....
Burimi:
top-channel.tv