“Përdorimi i raketave greke Patriot në Arabinë Saudite nuk përbën përfshirje në luftë”, përplasje politike në Greqi për incidentin me raketat iraniane

“Përdorimi i raketave greke Patriot në Arabinë Saudite nuk përbën përfshirje në luftë”, përplasje politike në Greqi për incidentin me raketat iraniane

Përdorimi i një baterie greke “Patriot” në Arabinë Saudite për rrëzimin e dy raketave balistike iraniane që kishin si objektiv instalimet energjetike dhe infrastrukturore, ka shkaktuar reagim të fortë politik dhe mediatik në Greqi. Partitë e opozitës akuzojnë qeverinë se ky veprim përbën de facto përfshirje të vendit në konfliktin e armatosur në Lindjen e Mesme ndaj kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të sistemit raketor dhe kthimin e personelit ushtarak, duke paralajmëruar për rreziqe serioze për sigurinë e vendit. Qeveria e mohon kategorikisht këtë interpretim. Si zëdhënësi i qeverisë ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias theksojnë se bëhet fjalë vetëm për një mision mbrojtës në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.Pavlos Marinakis, zëdhënës i qeverisë: Jo. Nuk është çështje përfshirjeje. Është një veprim mbrojtës. Është një veprim...