Përçarje në krye të talebanëve, rebelim i hapur pas urdhrit për mbylljen e internetit
Një audio e siguruar nga BBC ka nxjerrë në pah për herë të parë përçarjen e thellë në krye të talebanëve, duke konfirmuar tensionet mes dy kampeve kryesore të pushtetit: Kandaharit dhe Kabulit. Udhëheqësi suprem i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, paralajmëroi në një fjalim në janar 2025 se mosmarrëveshjet e brendshme mund të rrëzojnë Emiratin Islamik. Por pikërisht këto përçarje dolën hapur në shtator, kur ai urdhëroi mbylljen e internetit në të gjithë Afganistanin. Vetëm tre ditë më vonë, interneti u rikthye. Sipas burimeve të BBC-së, vendimi u përmbys nga ministrat e fuqishëm me bazë në Kabul, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me urdhrin e Akhundzadës. Ky veprim është cilësuar nga burime të brendshme si një “rebelim” i paprecedentë në historinë e talebanëve. Dy kampe, dy vizione...
Burimi:
top-channel.tv