Përçarje mes Vance dhe Rubio për zgjedhjet e ardhshme? ZV.presidenti: Konflikt i trilluar nga mediat, kemi kohë deri në 2028-ën
Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance siguroi të martën se nuk ka absolutisht “asnjë konflikt” midis tij dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, i cili po paraqitet si kundërshtari i tij i mundshëm republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. “Është kaq interesante që media po përpiqet të krijojë konflikt aty ku nuk ka. Marco po bën një punë të shkëlqyer. Unë po përpiqem të bëj punën më të mirë që mundem. Presidenti po bën një punë të shkëlqyer. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, tha ai gjatë një interviste me Fox News. I pyetur nëse ka ndonjë ambicie për të kandiduar për president, republikani 41-vjeçar buzëqeshi dhe shmangu dhënien e një përgjigjeje të qartë. “Një vit e gjashtë muaj më parë i kërkova popullit...
Burimi:
top-channel.tv