Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë zhvilluar takime me aktivistë që mbështesin shkëputjen e provincës Alberta nga Kanadaja. Mediat amerikane shkruajnë se drejtues të Alberta Prosperity Project, një grup separatist i së djathtës ekstreme që kërkon pavarësinë e kësaj province perëndimore, janë takuar tri herë me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington që prej prillit të vitit të kaluar. Ata planifikojnë një tjetër takim në muajin shkurt, ku pritet të diskutohet mundësia e një linje kredie prej 500 miliardë dollarësh për financimin e provincës në rast se referendumi për pavarësi miratohet. Edhe pse burime të brendshme insistojnë se Shtetet e Bashkuara nuk pritet të ofrojnë mbështetje materiale për atë që po përshkruhet si lëvizje separatiste,  kontakte të tilla shihen qartë...