Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë kundër Qeverisë
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë kanë organizuar protesta antiqeveritare në disa universitete, sipas videove të publikuara online, që janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë. Protestat e reja janë të parat që kur autoritetet vranë mijëra njerëz gjatë shtypjes së paprecedent të protestave mbarëkombëtare kundër regjimit klerikal të Iranit muajin e kaluar. Trazirat e reja vijnë në kohën kur Irani po përballet me mundësinë e një veprimi ushtarak nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Teheranin kundër dhunës së mëtejme ndaj protestuesve dhe ka kërcënuar se do ta godasë Republikën Islamike për shkak të refuzimit të saj që të heqë dorë nga programi bërthamor. Dhjetëra studentë zhvilluan protesta më 23 shkurt në të paktën katër universitete në kryeqytetin iranian, Teheran,...
Burimi:
syri.net