Për herë të parë pas gati 150 vitesh, Spanja mund të ketë së shpejti një Mbretëreshë 19-vjeçare

Për herë të parë pas gati 150 vitesh, Spanja mund të ketë së shpejti një Mbretëreshë 19-vjeçare

Princesha Leonor, e lindur më 31 tetor 2005, është trashëgimtare e fronit spanjoll që nga lindja dhe mban titullin Princeshë e Asturias. Edhe pse vetëm 19 vjeçe, ajo po përgatitet intensivisht për një rol historik që Spanja nuk e ka parë prej brezash. Në tetor 2023, me mbushjen e 18 viteve, Leonor u betua zyrtarisht për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës, një hap kyç që shënoi marrjen e plotë të detyrimeve të saj mbretërore. Pak javë më parë, ajo kishte nisur një program trevjeçar trajnimi ushtarak në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake në Zaragoza. Trajnimi i saj do të zhvillohet në të tre degët e forcave të armatosura, ushtri, marinë dhe forcë ajrore, duke ndjekur traditën e përgatitjes së monarkëve spanjollë dhe duke forcuar rolin e...