Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije të shpejta pa pilot për patrullime detare si pjesë e operacioneve kundër Iranit. Ky është hera e parë që Uashingtoni konfirmon zyrtarisht përdorimin e këtyre mjeteve në një konflikt aktiv. Anijet pa pilot – të cilat mund të përdoren për vëzhgim– nuk ishin raportuar më parë. Kjo ndodh pavarësisht disa pengesave në përpjekjet e gjata të Marinës Amerikane për të krijuar një flotë të tillë pa pilot, siç kishte raportuar Reuters vitin e kaluar. Në përgjigje të pyetjeve nga Reuters, zëdhënësi i Pentagonit për Komandën Qendrore, Tim Hawkins, tha se anijet pa pilot të prodhuara nga kompania BlackSea me bazë në Maryland (të njohura si Global Autonomous Reconnaissance Craft ose GARC) janë përdorur...