Pentagoni paralajmëron ditën më intensive të sulmeve ndaj Iranit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë “ditën më intensive” të sulmeve ushtarake kundër Iranit, ndërsa theksoi se ritmi dhe kohëzgjatja e luftës përcaktohen nga presidenti amerikan Donald Trump. Në një deklaratë për gazetarët, Hegseth tha se forcat amerikane do të shtojnë operacionet ushtarake brenda territorit iranian, duke përdorur më shumë avionë luftarakë, bombardues dhe sulme ajrore. Sipas tij, objektivat kryesore të SHBA-së në këtë konflikt janë neutralizimi i aftësive raketore të Iranit, shkatërrimi i flotës detare iraniane dhe pengimi i përhershëm i Teheranit për të siguruar armë bërthamore. “Ne nuk do të tërhiqemi derisa armiku të mposhtet plotësisht dhe në mënyrë vendimtare”, deklaroi Hegseth. Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë kanë reaguar me tone sfiduese. Zyrtari i...
Burimi:
opinion.al