“Pentagoni i ka dhënë Trumpit planin për sulmin në Iran”, NYT: Tani dilema është kur do të ndodhë. Teherani: Do godasim Izraelin

“Pentagoni i ka dhënë Trumpit planin për sulmin në Iran”, NYT: Tani dilema është kur do të ndodhë. Teherani: Do godasim Izraelin

Irani paralajmëron: “Nëse sulmohemi, do të godasim rëndë bazat e SHBA-së dhe Izraelit”. Tel Avivi në gatishmëri maksimale Presidenti iranian ka paralajmëruar se ushtria amerikane dhe Izraeli do të jenë “objektiva legjitime” nëse Amerika sulmon Republikën Islamike, ashtu siç ka kërcënuar presidenti Donald Trump. Deklaratat e Mohammad Bagher Qalibaf janë të parat që e shtojnë Izraelin në listën e objektivave të mundshëm të një sulmi iranian. Qalibaf, një përkrahës i vijës së ashpër, e bëri këtë kërcënim ndërsa deputetët vraponin drejt podiumit të parlamentit iranian duke bërtitur: “Vdekje Amerikës!”. Izraeli është në gjendje gatishmërie maksimale për shkak të mundësisë së një ndërhyrjeje të Shteteve të Bashkuara në Iran, shkruan Times of Israel duke cituar Reuters. Për një operacion të mundshëm amerikan thuhet se është diskutuar...