Pensionistja përjeton makthin, dëbohet nga shtëpia e saj pasi humb gjyqin me fqinjën për…30 cm tokë
Një pensioniste britanike ka përshkruar jetën e saj si një “makth”, pasi u dëbua nga shtëpia dhe u detyrua të kalonte natën në rrugë, pas humbjes së një beteje ligjore pesëvjeçare me fqinjën e saj për një rrip toke prej vetëm 30 cm. Jenny Field, 77 vjeçe, u nxor nga shtëpia e saj të hënën nga përmbaruesit, pasi një gjykatë urdhëroi shitjen e pronës për të shlyer 113 mijë paund shpenzime ligjore që ajo i detyrohet fqinjës së saj, Pauline Clark. Vila me tre dhoma gjumi në Poole, Dorset, vlerësohet rreth 420 mijë paund. Pensionistes iu dha kohë e kufizuar për të marrë disa sende personale dhe telefonin celular, përpara se bravat e banesës të ndërroheshin. Ajo tha se e kaloi ditën duke bredhur me...
Burimi:
syri.net