Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar, letër kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar, letër kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

edi rama-giorgia meloni TIRANË- Mbi 3,000 pensionistë italianë që jetojnë në Shqipëri kanë shprehur shqetësim, ankth dhe frikë për mundësinë e një takse mbi pensionet e tyre, të cilat deri tani nuk janë taksuar, pra zero taksa. Prej disa javësh, shumë pensionistë italianë tanë kanë ndier rrezikun e një “goditjeje fiskale” mbi pensionet e tyre, raporton La Repubblica. Një grup i madh pensionistësh italianë, me rezidencë të rregullt në Shqipëri, i ka dërguar madje një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke treguar qartë barrën fiskale që frikësohen se mund t’u vihet. Sipas tyre, pensionistët mund të detyrohen së shpejti të paguajnë taksën bazë të bizneseve, e cila është 15% e të ardhurave. Për t’u formalizuar me tatimet, ata do të duhet gjithashtu të plotësojnë deklaratën vendore të të...