Pekini: Faza e ardhshme e negociatave SHBA-Iran do të jetë më e vështirë

Pekini: Faza e ardhshme e negociatave SHBA-Iran do të jetë më e vështirë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi ka paralajmëruar se faza e dytë e negociatave midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të jetë dukshëm më komplekse dhe më e vështirë se etapa e parë. Deklarata u bë gjatë një bisede me homologun pakistanez, Ishaq Dar. Sipas një komunikate zyrtare të Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Yi theksoi se “është e parashikueshme që, krahasuar me fazën e parë, faza e dytë e negociatave do të jetë më e vështirë”. Ai shtoi se konsensusi i arritur deri tani përfaqëson vetëm një pikënisje të re, e jo destinacionin përfundimtar. “Arritja e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Gjirit kërkon përpjekje të vazhdueshme nga të gjitha palët”, tha Wang Yi. Kina ka theksuar...