PE miraton raportin: Shqipëria e Mali i Zi duhen në BE

PE miraton raportin: Shqipëria e Mali i Zi duhen në BE

Foto ilustruese BRUKSEL- Parlamenti Europian miratoi këtë të mërkurë një raport pro zgjerimit të Bashkimit Europian. Me 387 vota pro, 147 kundër dhe 98 abstenim. Brukseli rikonfirmoi vullnetin për anëtarësimin e vendeve të reja në BE, si një investim strategjik në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës, ndërsa argumenton se kostoja do të ishte më e lartë në rast moszgjerimi. “Zgjerimi forcon sigurinë e Bashkimit Evropian dhe parandalon zonat gri gjeopolitike destabilizuese. Kostoja e moszgjerimit do të tejkalonte atë të përthithjes së anëtarëve të rinj. Zgjerimi është një përgjigje strategjike ndaj realitetit gjeopolitik në zhvillim dhe një investim jetësor në sigurinë dhe stabilitetin e BE-së”, shkruhet në raportin e PE. Raporti vlerëson punën e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin integrues, ndërsa eurodeputetët i bëjnë thirrje...