Patrullimi i Ngushticës së Hormuzit, Trump bën paralajmërimin e radhës: Do të mbaj mend vendet që nuk do të ofrojnë ndihmë

Patrullimi i Ngushticës së Hormuzit, Trump bën paralajmërimin e radhës: Do të mbaj mend vendet që nuk do të ofrojnë ndihmë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi vendet që nuk ndihmojnë Amerikën për Nguihticën e Hormuzit. Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se SHBA është në bisedime me rreth shtatë vende për të ndihmuar në “patrullimin” e kësaj rruge të rëndësishme detare. Ai shtoi se do të jetë interesante të shihet se cilat shtete do të vendosin të mbështesin Shtetet e Bashkuara në këtë nismë. Sipas Trump, bëhet fjalë për një “përpjekje shumë të vogël”, por që sipas tij ka rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Top Channel