Pasiguria e grave dhe fëmjëve nga Bosnja në kampin Al-Hol të Sirisë
“Rreth nesh tani është ushtria siriane”, ka shkruar në një mesazh një grua nga Bosnje e Hercegovina, e cila, së bashku me fëmijët e vet ka gjashtë vjet që jeton në kampin më të madh për refugjatë dhe familje të militantëve të dyshuar të të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), Al-Hol, në Siri. Pas gati tetë vjetësh që nga zgjerimi i kampit në vitet 2018 dhe 2019, ky vend nuk është më nën kontrollin e forcave kurde. Al-Hol u hap qysh në fillim të viteve ’90 për refugjatë nga Iraku, ndërsa vitet e fundit është bërë qendër për të cilin organizatat ndërkombëtare kanë përsëritur prej vitesh se është një nga vendet më të këqija ku shkelen të drejtat e fëmijëve. Siria verilindore, e vendosur mes Turqisë...
Burimi:
syri.net