Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Tarifat e reja globale prej 10% për importet, të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kanë hyrë sot në fuqi, pas vendimit të Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara që bllokoi pjesën më të madhe të taksave të mëparshme gjithëpërfshirëse. Urdhri ekzekutiv u firmos vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës, duke aktivizuar menjëherë masën e re doganore. Trump ka paralajmëruar se tarifa mund të rritet deri në 15%, por deri tani nuk ka një vendim zyrtar për ndryshimin e normës. Me shumicë votash 6-3, Gjykata e Lartë vendosi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat kur përdori Aktin e Fuqive Ekonomike të Emergjencës për të vendosur tarifa globale vitin e kaluar. Trump e cilësoi vendimin si “qesharak” dhe “antiamerikan”, ndërsa administrata e tij gjeti...