Pas vendeve europiane edhe Kanadaja shqyrton dërgimin e trupave në Groenlandë, zyrtarët ushtarakë në pritje të aprovimit nga kryeministri Carney

Pas vendeve europiane edhe Kanadaja shqyrton dërgimin e trupave në Groenlandë, zyrtarët ushtarakë në pritje të aprovimit nga kryeministri Carney

Kanadaja po shqyrton dërgimin e një force të vogël ushtarake në Groenlandë për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, tha sot një burim i njohur me çështjen. Informacioni u raportua për herë të parë CBC News dhe gazeta Globe and Mail. Zyrtarët ushtarakë i kanë paraqitur planet për operacionin qeverisë dhe po presin një vendim nga Kryeministri Mark Carney. Kërcënimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të pushtuar Groenlandën e vënë Carney në një pozicion të vështirë, pasi ai dëshiron të tregojë solidaritet me aleatët e tij europianë, duke ruajtur gjithashtu një marrëdhënie të mirë me presidentin amerikan, i cili më parë ka kërcënuar të aneksojë Kanadanë. BREAKING: 🇬🇱🇨🇦 Canada is preparing to deploy troops to Greenland for joint exercises with NATO...