Pas telefonatës me Trump, kryeministri kanadez mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka mohuar se ka tërhequr komentet e tij të bëra në fjalimin e Davos-it gjatë një telefonate me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai tha se qëndron pas gjithçkaje që tha në Davos dhe se biseda me Trump ishte konstruktive. “Për të qenë absolutisht i qartë, dhe ia thashë këtë presidentit, e kisha me të vërtetë atë që thashë në Davos”, tha Carney. Sekretari i Thesarit të SHBA, Scott Bessent, kishte deklaruar më parë se Carney po rishikonte disa nga komentet kur fliste me presidentin. Carney i ka mohuar këto pretendime dhe ka sqaruar se Trump e ka thirrur të hënën dhe se diskutimi përfshiu çështje si Ukraina, Venezuela, siguria në Arktik dhe marrëveshja tregtare USMCA. Fjalimi i Carney në Davos...
Burimi:
top-channel.tv