Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri Mark Carney, ndërsa të dy vendet u zotuan të shembin barrierat tregtare dhe të krijojnë lidhje të reja strategjike. Si kryeministri i parë kanadez që viziton Kinën që nga viti 2017, Carney po synon të rindërtojë marrëdhëniet me partnerin e dytë më të madh tregtar të vendit të tij, pas Shteteve të Bashkuara, pas muajsh përpjekjesh diplomatike. Kanadaja do të lejojë fillimisht importin e deri në 49 mijë automjeteve elektrike kineze me një tarifë prej 6.1% sipas parimit të “kombit më të favorizuar”, tha Carney pas bisedimeve me udhëheqësit kinezë, përfshirë presidentin Xi Jinping. Ai nuk specifikoi një afat kohor. Kjo...