Pas objekteve të naftës, Irani paraljamëron: Do të godasim bankat
pamjet nga sulmet IRAN-Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit njoftoi se do të fillojë të shënjestrojë bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme. Kjo do të vinte në rrezik veçanërisht Dubain, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndodhen shumë institucione financiare ndërkombëtare, si dhe Arabinë Saudite dhe mbretërinë e Bahreinit. Vendimi vjen pasi SHBA-ja dhe Izraeli dyshohet se shënjestruan një nga bankat e vendit. "Me këtë akt të paligjshëm dhe jokonvencional në luftë, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të shënjestruar qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon. Amerikanët duhet të presin një veprim të dhimbshëm dhe hakmarrës nga ne,"-u shpreh një zëdhënës. Irani sulmoi anijet tregtare të mërkurën përgjatë Gjirit Persik dhe shënjestroi Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, duke përshkallëzuar situatën...
Burimi:
zeri.ai