Pas muajsh tensione, presidenti i Kolumbisë Petro do të takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, pritet të zhvillojë këtë të martë në Uashington një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan Donald Trump, në atë që do të jetë takimi i parë personal mes dy liderëve pas muajsh përplasje të ashpra dhe retorike tensionuese. Në agjendën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë pritet të jenë çështje të ndjeshme si situata në Venezuelë, trafiku i drogës, siguria rajonale, nafta dhe sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge. Takimi vjen pas një periudhe të gjatë acarimi diplomatik, ku Petro ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të SHBA-së, sulmet amerikane në Karaibe dhe Paqësor, si edhe politikat e emigracionit. Në një intervistë për BBC, ai shkoi deri aty sa krahasoi agjentët e emigracionit amerikan me “brigada naziste”...
Burimi:
top-channel.tv