Pas Katarit Teherani godet Kuvajtin, sulmon me dronë rafinerinë e naftës Al-Ahmadi

Pas Katarit Teherani godet Kuvajtin, sulmon me dronë rafinerinë e naftës Al-Ahmadi

Korporata e Naftës së Kuvajtit tha se një njësi në rafinerinë Mina Al-Ahmadi u sulmua nga një dron mëngjesin e ditës së sotme, duke rezultuar në një zjarr të vogël, raportoi Agjencia e Lajmeve të Kuvajtit. Sipas KUNA-s, nuk pati të lënduar si pasojë e sulmit. Rafineria e naftës Mina Al-Ahmadi ndodhet rreth 40 kilometra larg kryeqytetit Kuvajt. Më herët, forcat e armatosura të Kuvajtit thanë se mbrojtja ajrore e vendit po i përgjigjej “kërcënimeve armiqësore me raketa dhe dronë”. Top Channel