“Pas Iranit, armiku më i madh që ka Amerika është e majta radikale”, Trump reagon ashpër në Truth Social për opozitën në SHBA

“Pas Iranit, armiku më i madh që ka Amerika është e majta radikale”, Trump reagon ashpër në Truth Social për opozitën në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në platformën e tij sociale “Truth Social”, për rivalin politik opozitar. Ai shkruan se armiku më i madh që ka Amerika, pas shkatërrimit të Iranit, është Partia Demokratike e Majtë Radikale. Trump nuk ka kursyer as kritikat për opozitën duke e konsideruar të paaftë. “Tani me vdekjen e Iranit, armiku më i madh që ka Amerika është Partia Demokratike e Majtë Radikale, Tepër e Paaftë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. President DJT”, shkruan Trump në platformën e tij sociale. Top Channel