Pas eliminimit të komandantit Soleimani, Izraeli konfirmon vrasjen e një tjetër zyrtari të lartë iranian: Planifikoi sulmet e kryera nga forcat Basij
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë Esmail Ahmadi-n, zyrtarin më të lartë të inteligjencës në forcën paramilitare Basij të Iranit, në një sulm të kryer të hënën, ku u vra edhe kreu i kësaj organizate. Disa ditë pas sulmit ndaj Teheranit, ushtria izraelite konfirmoi se Ahmadi, i cili shërbente si drejtues i divizionit të inteligjencës së Basij-it, ishte mes viktimave. Një ditë më parë, Izraeli kishte deklaruar se në të njëjtin sulm ishte vrarë edhe Gholamreza Soleimani, kreu i organizatës. Autoritetet në Iran kanë konfirmuar më herët vdekjen e Soleimanit, por ende nuk kanë komentuar për vrasjen e pretenduar të Ahmadi-t. “Ahmadi luajti një rol qendror në planifikimin dhe zbatimin e sulmeve të kryera nga Forcat Basij”, thuhet në një deklaratë të Forcat e...
Burimi:
top-channel.tv