Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë 3 ditore mbarëkombëtare

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë 3 ditore mbarëkombëtare

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt, duke kërkuar masa për sigurinë hekurudhore, pas dy aksidenteve që e kanë zhytur vendin iberik në zi. Në deklaratën e saj, sindikata sqaroi se greva ka të bëjë me “të gjithë makinistët e trenave nga kompanitë e ndryshme në sektor”. Ministri i Transportit, Oscar Puente, komentoi, në një konferencë për shtyp, se greva nuk i duket atij si “mënyra më e mirë për të arritur kërkesat e tyre” dhe shprehu shpresën se ajo do të anulohet, duke deklaruar se ai “i dëgjon” punëtorët. SEMAF thekson në deklaratën e saj se punëtorët në sektor kishin denoncuar “gjendjen e keqe” të rrjetit në pjesë të ndryshme të...