Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas danezëve, edhe Suedia ka nisur të shesë letrat me vlerë të thesarit amerikan, duke shkaktuar trazira në tregjet financiare. Fondi suedez i pensioneve “Alecta” ka shitur pjesën më të madhe të obligacioneve të tij, me një vlerë që arrin deri në 8.8 miliardë dollarë, duke argumentuar se politika e SHBA-ve po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe e rrezikshme. Kjo lëvizje vjen menjëherë pas një vendimi të ngjashëm nga Danimarka, duke krijuar frikën e një “efekti ortek” në ekonominë botërore. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, u përpoq të ruante qetësinë gjatë forumit të Davosit, duke i cilësuar veprimet e Danimarkës si të parëndësishme, por situata në bursa tregon të kundërtën. Wall Street shënoi rënien më të madhe të tre muajve të fundit,...