Pas Armenisë me Shqipërinë, Trump sërish bëhet ‘lëmsh’, ngatërron 14 herë Groenlandën me Islandën gjatë fjalimit në Davos
Presidenti i SHBA Donald Trump sërish ka ngatërruar emrat e shteteve, e këtë herë Groenlandën me Islandën. Gjatë fjalimit të tij në Davos, ai ngatërroi 14 herë Groenlandën, duke iu referuar ishullit, por emrin ia thoshte ‘Islanda’. “Ata nuk na mbështesin në Islandë, mund t’ju them këtë. Dua të them, tregu ynë i aksioneve pati rënien e parë dje për shkak të Islandës. Pra, Islanda na ka kushtuar shumë para”, tha presidenti amerikan, në një fragment nga fjalimi i tij duke iu referuar Groenlandës. Donald Trump i ka bërë vazhdimisht thirrje Danimarkës që t’ia lëshojë Grenlandën Shteteve të Bashkuara dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të fituar kontrollin e ishullit në të kaluarën. Megjithatë, në fjalimin e tij në Davos, ai...
Burimi:
ntv.al