Pas 8 ditësh shkëputjeje për të fshehur përmasat reale të represionit, rivendoset në Iran aksesi minimal në internet
Organizata e specializuar për monitorimin e sigurisë kibernetike, Netblocks, njoftoi se po vëzhgon një rifillim “shumë të lehtë” të aktivitetit në internet në Iran, pas 200 orësh ( rreth 8 ditë) ndërprerjeje të aksesit, e lidhur me protestat masive kundër qeverisë. “Matjet tregojnë një rritje shumë të lehtë të lidhshmërisë në internet në Iran në mëngjes, pas arritjes së pikës së 200 orëve,” sqaroi organizata përmes platformës X. Megjithatë, sipas Netblocks, lidhshmëria e përgjithshme mbetet rreth 2% e niveleve normale dhe nuk ka asnjë shenjë të rikthimit të gjerë të aksesit. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësojnë se ndërprerja e internetit, e vendosur më 8 janar, kishte për qëllim fshehjen e përmasave reale të represionit. Sipas Iran Human Rights (IHR), një organizatë me...
Burimi:
syri.net