Partnerja e tij tërhoqi 200,000 euro nga llogaria bankare, grindja mes Valentino Rossit dhe babait të tij përfundon në gjykatë
Një histori familjare e ndërlikuar dhe e dhimbshme ka përfshirë kampionin legjendar të MotoGP, Valentino Rossi, 46 vjeç, dhe babain e tij, ish-garuesin Graziano Rossi, 71 vjeç. Në qendër të konfliktit janë dyshime për përfitime financiare me vlera që arrijnë në qindra mijëra euro. Sipas një rindërtimi të publikuar nga Quotidiano Nazionale, Valentino Rossi pretendon se partnerja aktuale e babait të tij ka përfituar nga dobësia e Graziano Rossit, duke i marrë shuma të mëdha parash gjatë viteve të bashkëjetesës së tyre. Ngjarjet nisën në vitin 2024, kur Valentino Rossi kërkoi dhe mori emërimin e administratorit ligjor për të atin, pas një raporti të një eksperti të pavarur që e vlerësonte Graziano-n si të dobësuar dhe në vështirësi. Pikërisht në këtë fazë, sipas Valentinos, u...
Burimi:
top-channel.tv