Parregullsitë e epokës Abramovich i kushtojnë Chelseat 11.5 milionë euro

Parregullsitë e epokës Abramovich i kushtojnë Chelseat 11.5 milionë euro

Premier League ka sanksionuar klubin e futbollit Chelsea me një gjobë prej 11.5 milionë eurosh dhe një ndalim transferimesh njëvjeçar, i cili do të pezullohet nëse klubi nuk përsërit shkeljet, për parregullsitë financiare të kryera gjatë epokës së Roman Abramovich. Këto shkelje të rregullave financiare të kompeticionit anglez ndodhën midis viteve 2011 dhe 2018, periudhë kur manjati rus ishte në krye të klubit. Parregullsitë kishin të bënin me pagesa të pazbuluara nga kompani të lidhura me pronësinë e klubit drejt agjentëve, futbollistëve dhe entiteteve të tjera. Këto pagesa nuk iu komunikuan autoriteteve rregullatore të futbollit në atë kohë dhe u zbuluan kur Abramovich u detyrua të shiste klubin në vitin 2022, si pasojë e përfshirjes së tij në luftën në Ukrainë, dhe konsorciumi BlueCo bleu...