Parlamenti i Venezuelës miraton amnisti për të burgosurit politikë
Parlamenti i Venezuelës miratoi një amnisti për personat e burgosur për arsye politike, një kërkesë e madhe e opozitës që vjen pak më pak se shtatë javë pas kapjes së ish-udheheqësit Nicolás Maduro nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara më 3 janar. Ligji, i propozuar dhe nënshkruar nga presidentja në detyrë Delcy Rodriguez, mund të çojë në lirimin e qindra kundërshtarëve të qeverisë, aktivistëve dhe gazetarëve kritikë që janë arrestuar për vite me radhë për protesta, komente publike dhe kundërshtim të politikave qeveritare. Sipas organizatës joqeveritare “Foro Penal”, autoritetet kanë liruar më shumë se 440 të burgosur politikë që nga fillimi i vitit, por mbi 600 të tjerë mbeten ende në paraburgim. Shumë prej të arrestuarve janë ndaluar gjatë protestave kundër rizgjedhjes së mundshme...
Burimi:
kohajone.com