Parlamenti Evropian merr vendimin, u ndalon diplomatëve iranianë hyrjen në Europë

Parlamenti Evropian merr vendimin, u ndalon diplomatëve iranianë hyrjen në Europë

Bota E Hënë, 12 Janar 2026 21:00 Parlamenti Evropian u ka ndaluar të gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve iranianë hyrjen në ambientet e tij. Presidentja e PE, Roberta Metsola shkruan se nuk mund të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. ”Ndërsa populli i guximshëm iranian vazhdon të mbrojë të drejtat dhe lirinë e tij, sot kam marrë vendimin për të ndaluar hyrjen e të gjithë stafit diplomatik dhe çdo përfaqësuesi tjetër të Republikës Islamike të Iranit në të gjitha ambientet e Parlamentit Evropian”, shkruan ajo në platformën X.