Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miratoi të enjten (26 mars) një propozim ligjor që lejon dërgimin e azilkërkuesve dhe emigrantëve pa dokumente në qendra jashtë Bashkimit Europian, në një lëvizje që kritikët e cilësuan si një “pengesë historike për të drejtat e refugjatëve”. Sipas planit të votuar, personat që nuk kanë të drejtë qëndrimi në BE mund të mbahen të ndaluar deri në dy vjet ose të dërgohen në qendra jashtë vendit, të cilat ekspertët paralajmërojnë se mund të shndërrohen në “vrima të zeza të të drejtave të njeriut”. Ligji aktual parashikon një periudhë maksimale ndalimi prej 18 muajsh. Projektligji, i hartuar në mars 2025, synon të krijojë një “politikë të besueshme të kthimit me forcë”, për të siguruar që njerëzit të cilëve u është mohuar azili ose...