Parlamenti Europian: Dhuna s’është zgjidhje, mazhoranca të hapë dialog me opozitën

Parlamenti Europian: Dhuna s’është zgjidhje, mazhoranca të hapë dialog me opozitën

Parlamenti Europian ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën shqiptare, duke theksuar nevojën për më shumë dialog dhe stabilitet mes palëve. Në një konferencë për shtyp, kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister, u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet i bazuar në meritë dhe kërkon përmbushjen e standardeve të qarta demokratike. Ai vlerësoi faktin që integrimi europian konsiderohet prioritet në Tiranë, por nënvizoi se polarizimi i thellë politik vijon të mbetet shqetësues. Sipas tij, vendi ka nevojë për më shumë stabilitet institucional dhe bashkëpunim mes forcave politike. McAllister theksoi se mazhoranca duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të përfshirë opozitën në dialog, ndërsa kjo e fundit duhet të shmangë protestat e dhunshme, pasi akte të tilla...