Parlamenti çek refuzoi t’ia heqë imunitetin kryeministrit Andrej Babiš
Parlamenti çek refuzoi t’ia heqë imunitetin kryeministrit Andrej Babiš, duke bllokuar për momentin gjyqin e tij për një rast të dyshuar mashtrimi me një subvencion prej 2 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, raporton Reuters. Çështja lidhet me financimin e projektit Stork Nest, një hotel dhe qendër konferencash pranë Pragës. Prokurorët pretendojnë se kompania e lidhur me Babiš fshehu pronësinë për të përfituar nga fondet e ndara për bizneset e vogla. Babiš i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht. Vendimi i Parlamentit e mbron atë nga ndjekja penale deri në fund të mandatit aktual parlamentar në vitin 2029.
Burimi:
ntv.al