Paralajmëron Netanyahu: Kushdo që sulmon Izraelin, do të përballet me pasoja të padurueshme
Izraeli “është gati për çdo eventualitet”, tha Benjamin Netanyahu në një fjalim para Knessetit, mes një konfrontimi verbal me Iranin dhe përgatitjeve të SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj regjimit. “Kushdo që na sulmon do të përballet me pasoja të padurueshme”, paralajmëroi kryeministri izraelit. Irani ka paralajmëruar se nëse sulmohet nga SHBA-të, do të përgjigjet me hakmarrje të ashpër kundër objektivave izraelite dhe amerikane në rajon. Netanyahu i dërgoi gjithashtu një mesazh brendësisë së Izraelit, duke theksuar se me armiqtë që rrethojnë vendin, “demokracia mbron qëndrueshmërinë dhe stabilitetin”. Ai pranoi se Izraeli nuk ka një demokraci të përsosur, por vuri në dukje se asnjë demokraci nuk përballet me sfidat e Izraelit. Ai deklaroi se do të donte që retorika e mospajtimit në Knesset të...
Burimi:
top-channel.tv