Paqe për 300 miliardë dollarë? Çfarë parashikon memorandumi i ri mes SHBA-së dhe Iranit

Paqe për 300 miliardë dollarë? Çfarë parashikon memorandumi i ri mes SHBA-së dhe Iranit

Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të nënshkruajnë të premten, më 19 qershor, në Zvicër një memorandum mirëkuptimi që synon t’i japë fund konfliktit mes palëve dhe të hapë rrugën për negociata intensive mbi programin bërthamor iranian. Dokumenti, i përbërë nga 14 pika dhe i siguruar nga Bloomberg, parashikon një armëpushim të përhershëm, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, heqjen graduale të sanksioneve dhe një paketë të madhe mbështetjeje ekonomike për Teheranin. Sipas draftit, me nënshkrimin e memorandumit, Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët e tyre, do të deklarojnë ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të luftës në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin. Të dyja palët angazhohen të mos ndërmarrin veprime armiqësore në të ardhmen, të mos përdorin forcën...