Papa thirrje gazetarëve: Flisni për vuajtjet e luftës, jo propagandë

Papa thirrje gazetarëve: Flisni për vuajtjet e luftës, jo propagandë

Bota E Hënë, 16 Mars 2026 18:53 Papa Leoni I 14 u bëri thirrje gazetarëve të nxjerrin në pah vuajtjet që shkakton lufta, në vend të raportimeve që rrezikojnë të kthehen në propagandë duke lavdëruar konfliktet ose duke shërbyer si “megafon” për të përforcuar zërat e atyre që janë në pushtet. Në një takim me gazetarë, Papa bëri një apel të drejtpërdrejtë që reporterët “të tregojnë fytyrën e luftës dhe ta rrëfejnë atë përmes syve të viktimave, në mënyrë që të mos shndërrohet në një videolojë”. ”Në rrethanat dramatike të luftës, si ato që po përjetojmë tani, informacioni duhet të ruhet nga rreziku që të kthehet në propagandë”,-tha Leoni, Papa i parë amerikan. Papa Leoni nuk përmendi një konflikt të veçantë të hënën, por ditët...