Papa Leoni XIV uron Krishtlindjen: Le të ketë një ditë paqeje në mbarë botën

Papa Leoni XIV uron Krishtlindjen: Le të ketë një ditë paqeje në mbarë botën

Papa Leoni XIV u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të paktën në ditën e Krishtlindjes, të respektohet një ditë paqeje në botë. Apeli u bë të martën, më 23 dhjetor, nga Castel Gandolfo, përpara festës së Krishtlindjes. Ai u shpreh se një nga gjërat që e shqetësojnë më shumë këto ditë është fakti se Rusia duket se ka refuzuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje. “I bëj edhe një herë thirrje të gjithë njerëzve me vullnet të mirë: të respektohet, të paktën në ditën e lindjes së Shpëtimtarit, një ditë paqeje. Le të ketë një ditë paqeje në mbarë botën”, tha Papa. Siç është bërë zakon, Papa ndaloi për të folur me një grup gazetarësh nga media të ndryshme dhe u përgjigj pyetjeve të...