Papa Leoni XIV: Dhunë e tmerrshme në Lindjen e Mesme, të rihapet dialogu për paqe

Papa Leoni XIV: Dhunë e tmerrshme në Lindjen e Mesme, të rihapet dialogu për paqe

Bota E Diel, 15 Mars 2026 21:41 Pas lutjes së Engjëllit nga studioja e Pallatit Apostolik, Papa bëri thirrje për armëpushim në rajon, tronditur për më shumë se dy javë nga konflikti ndërmjet koalicionit izraelo-amerikan dhe Iranit. Shprehu edhe shqetësimin për situatën në Liban, shkatërruar nga përplasjet ndërmjet ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut: dhuna nuk mund të çojë kurrë në drejtësinë, stabilitetin dhe paqen që presin popujt! R.SH. – Vatikan Papa Leoni XIV bëri edhe një herë thirrje për paqen në Lindjen e Mesme, rajon që, pas konfliktit në Gaza, jeton thellimin e mëtejshme të dhunës që nga 28 shkurti, ditë kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan sulmin e përbashkët ushtarak kundër Iranit: konflikt që sot, sipas disa burimeve, shkaktoi vdekjen e më se 1,200...